Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ofron mundësinë për të marrë pjesë në një trajnim me temën “Menaxhimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve turistike (burimet natyrore)” në periudhën:
🗓 19 janar – 20 shkurt 2026 në Japoni;
📑 Trajnimi është i dedikuar për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore përgjegjëse për zhvillimin rajonal të turizmit dhe promovimin e turizmit, si dhe për organizatat joqeveritare dhe shoqatat turistike. Kursi do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të njihen dhe të analizojnë metodat e zhvillimit rajonal të bazuara në promovimin e ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve turistike në Japoni, si dhe të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve turistike (natyrale).
Gjatë procesit të përzgjedhjes, kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste online me përfaqësuesit e Zyrës së Ballkanit të JICA-s në gjuhën angleze.
➡️ Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të aplikimit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është 20 tetor 2025.
Më shumë në 🖇 https://www.gov.me/clanak/jica-program-odrzivo-upravljanje-i-razvoj-turistickih-resursa-prirodni-resursi
