Përmirëso njohuritë tuaja, rrit mundësitë për punësim, zhvillo aftësitë e nevojshme për menaxhimin e biznesit, fillo biznesin tënd dhe kontribuo në ndryshimet shoqërore përmes ndërmarrësisë sociale.
@ictcortex do të realizojë, si pjesë e projektit 𝑴𝒓𝒆ž𝒂 𝒛𝒂 𝒓𝒂𝒛𝒗𝒐𝒋 𝒔𝒐𝒄𝒊𝒋𝒂𝒍𝒏𝒐𝒈 𝒑𝒓𝒆𝒅𝒖𝒛𝒆𝒕𝒏𝒊š𝒕𝒗𝒂, i implementuar nga @unijaposlodavaca, një trajnimin gjithëpërfshirës në ndërmarrësi dhe ndërmarrësi sociale, i cili është i dedikuar për ata që janë të papunë dhe ata që duan të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike bazike në këtë fushë.
Çfarë fitoni?
Njohuri dhe aftësi praktike
Mundësi për vetëpunësim dhe punësim
Mundësi për të mësuar si të aplikohet zgjidhje inovative
Mundësi për rrjetëzim dhe mentorim
Cilat fusha mbulon trajnimi?
Bazat e ndërmarrësisë dhe planifikimi i biznesit: zhvillo idenë tënde të biznesit, krijo strategjinë dhe mëso si të menaxhosh burimet me sukses.
Menaxhimi financiar dhe qasja në burime: mëso si të planifikosh buxhetin në mënyrë efikase, të menaxhosh financat dhe të eksplorosh mundësitë për financim.
Marketingu dhe prania digjitale: zotëro bazat e marketingut dixhital, brandingut dhe krijimit të njohshmërisë në treg.
Inovacionet dhe teknologjitë: mëso si inteligjenca artificiale mund të përmirësojë operacionet e biznesit dhe ta bëjë atë më konkurrues.
Ndërmarrësia sociale: krijimi i modeleve të biznesit që zgjidhin sfidat shoqërore, duke mësuar për grumbullimin e fondeve, rrjetëzimin dhe ndikimin shoqëror.
Modelet e qëndrueshme të biznesit: njihu me praktikat dhe bizneset e qëndrueshme.
Trajnimi do të realizohet përmes moduleve të mësipërme (12 punëtori njëditore) gjatë muajit dhjetor, dhe plani i detajuar i punëtorive do të ndahet me ju në punëtorinë e parë që do të mbahet më 10 dhjetor në orën 9:00 në @ntparkcrnagora.
Regjistrohuni përmes lidhjes në përshkrimin e profilit ose telefononi në 068 068 382 deri të dielën, më 8 dhjetor në mesnatë.
Siguro vendin tuaj në kohë pasi numri i vendeve është i kufizuar!