Duke dhënë kontribut për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik të përgjithshëm ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovakisë, Dhoma e Tregtisë së Malit të Zi në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovakisë në Mal të Zi dhe Agjencinë Sllovake për Zhvillimin e Investimeve dhe Tregtisë SARIO, dhe në partneritet me Agjencinë e Investimeve të Malit të Zi, organizon forumin e biznesit dhe takime bilaterale të ndërmarrësve malazez dhe sllovakë. Forumi i biznesit do të mbahet të mërkurën më 30.10.2024, në orën 10:00, në hotelin Hilton, Podgoricë. Programi është në bashkëngjitje. Forumi mbahet në kuadër të sesionit të dytë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë. Delegacioni i biznesit sllovak vjen kryesisht nga sektorët e ndërtimit, energjisë, tregtisë, mbrojtjes së mjedisit dhe sektorit farmaceutik. Lista e kompanive sllovake është në bashkëngjitje. Ju ftojmë të regjistroheni për takime B2B dhe të shqyrtoni mundësitë për plasimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja në tregun e Sllovakisë dhe të përcaktoni modalitetet e bashkëpunimit të ardhshëm. Pjesëmarrjen tuaj duhet ta konfirmoni duke plotësuar aplikimin përmes LINK-ut më së voni deri më 25 tetor. Profili i kompanive sllovake
https://komora.me/announcement/poslovni-forum-crna-gora-slovacka-prijava