📣Përmirëso njohuritë tuaja, rrit mundësitë për punësim, zhvillo aftësitë e nevojshme për menaxhimin e biznesit, fillo biznesin tënd dhe kontribuo në ndryshimet shoqërore përmes ndërmarrësisë sociale. 🤗

@ictcortex do të realizojë, si pjesë e projektit 𝑴𝒓𝒆ž𝒂 𝒛𝒂 𝒓𝒂𝒛𝒗𝒐𝒋 𝒔𝒐𝒄𝒊𝒋𝒂𝒍𝒏𝒐𝒈 𝒑𝒓𝒆𝒅𝒖𝒛𝒆𝒕𝒏𝒊š𝒕𝒗𝒂, i implementuar nga @unijaposlodavaca, një trajnimin gjithëpërfshirës në ndërmarrësi dhe ndërmarrësi sociale, i cili është i dedikuar për ata që janë të papunë dhe ata që duan të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike bazike në këtë fushë.

Çfarë fitoni?

⭐Njohuri dhe aftësi praktike
⭐Mundësi për vetëpunësim dhe punësim
⭐Mundësi për të mësuar si të aplikohet zgjidhje inovative
⭐Mundësi për rrjetëzim dhe mentorim

Cilat fusha mbulon trajnimi?

✅💼Bazat e ndërmarrësisë dhe planifikimi i biznesit: zhvillo idenë tënde të biznesit, krijo strategjinë dhe mëso si të menaxhosh burimet me sukses.

✅💰📊Menaxhimi financiar dhe qasja në burime: mëso si të planifikosh buxhetin në mënyrë efikase, të menaxhosh financat dhe të eksplorosh mundësitë për financim.

✅📣Marketingu dhe prania digjitale: zotëro bazat e marketingut dixhital, brandingut dhe krijimit të njohshmërisë në treg.

✅💡Inovacionet dhe teknologjitë: mëso si inteligjenca artificiale mund të përmirësojë operacionet e biznesit dhe ta bëjë atë më konkurrues.

✅🪴Ndërmarrësia sociale: krijimi i modeleve të biznesit që zgjidhin sfidat shoqërore, duke mësuar për grumbullimin e fondeve, rrjetëzimin dhe ndikimin shoqëror.

✅🌱Modelet e qëndrueshme të biznesit: njihu me praktikat dhe bizneset e qëndrueshme.

Trajnimi do të realizohet përmes 6️⃣ moduleve të mësipërme (12 punëtori njëditore) gjatë muajit dhjetor, dhe plani i detajuar i punëtorive do të ndahet me ju në punëtorinë e parë që do të mbahet më 10 dhjetor në orën 9:00 në @ntparkcrnagora.

👉Regjistrohuni përmes lidhjes në përshkrimin e profilit ose telefononi në 068 068 382 deri të dielën, më 8 dhjetor në mesnatë.

📌Siguro vendin tuaj në kohë pasi numri i vendeve është i kufizuar!

Share.
Exit mobile version