📣 Është hapur Thirrja Publike për Programin për Përmirësimin e Konkurrueshmërisë së Ekonomisë për vitin 2026!

Ministria e Zhvillimit Ekonomik fton ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrësit, që të shfrytëzojnë mundësinë për mbështetje financiare të pakthyeshme përmes dy linjave programore:

🔹 Përmirësimi i kapaciteteve prodhuese në industrinë ushqimore dhe metalike
🔹 Nxitja e sipërmarrjes së grave

💶 Për realizimin e Programit janë ndarë 3,5 milionë euro mjete të pakthyeshme.

🗓️ Afati për dorëzimin e aplikimeve është 20 korrik 2026, deri në orën 15:00.

📲 Aplikimet dorëzohen ekskluzivisht përmes platformës online.

Më shumë informacione mbi kushtet dhe mënyrën e aplikimit janë të disponueshme në Thirrjen Publike.

Më shumë informacione në lidhjen 🔗
https://www.gov.me/clanak/javni-poziv-za-ucesce-u-postupku-dodjele-sredstava-za-program-za-unapredenje-konkurentnosti-privrede-za-2026-godinu

Share.
Exit mobile version