Masa 1 – INVESTIMET NË KAPITALIN FIZIK TË FERMA AGRIKULTURORE
Kjo masë është destinuar për mbështetje në prodhimin primar dhe përveç qëllimit kryesor, përmirësimit të fermave bujqësore, rritjes së nivelit të konkurrencës dhe përshtatjes së plotë me standardet e BE-së, ka për qëllim edhe forcimin e pozicionit të fermerëve në zinxhirin e prodhimit të ushqimit dhe mbështetjen e fermerëve të rinj.
Masa 3 – INVESTIMET NË KAPITALIN FIZIK LIDHUR ME PËRPUNIMIN DHE MARKETINGUN E PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE PESHKIMIT
Kjo masë është destinuar për mbështetje në kapacitetet e përpunimit dhe ka për qëllim përmirësimin e subjekteve në biznesin ushqimor, në mënyrë që ata të përmbushin të gjitha standardet e BE-së për sigurinë ushqimore dhe të kenë mundësinë për të vënë produktet në treg pa pengesa.
Përfituesit e kësaj mase janë shoqëritë tregtare të regjistruara në Regjistrin Qendror të Subjekteve Tregtare (CRPS), kooperativat dhe organizatat e prodhuesve.
Mbështeten investimet individuale dhe kolektive. Investimet individuale mund të realizohen nga ndërmarrje/shoqëri tregtare ose kooperativa, ndërsa investimet kolektive, përveç kooperativave, mund të realizohen nga organizatat e prodhuesve të regjistruara në përputhje me legjislacionin kombëtar të Malit të Zi.
Mbështetet ndërtimi, rikonstruksioni ose pajisja e objekteve për pranimin, përpunimin dhe magazinimin e produkteve; blerja e pajisjeve dhe makinerive të specializuara; rregullimi i infrastrukturës; ndërtimi, rikonstruksioni ose pajisja e impianteve për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme; investimet në pajisjen e sistemeve për kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit, pajisjet dhe mjetet për ripërpunimin e materialeve të para dhe përpunimin, trajtimin dhe deponimin e mbetjeve dhe nënprodukteve.
Mbështeten investimet me kosto të pranueshme nga 30,000€ deri në 2,000,000€.
Thirrjet publike aktuale të Fondit për Inovacion:
https://fondzainovacije.me/programi/provjera-inovativnog-koncepta/
https://fondzainovacije.me/programi/vauceri-za-zastitu-pronalaska/