Promovimi i turizmit të aksesueshëm dhe të qëndrushëm për të ardhmen

Program Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro Programme 2014/2020 – Thirrja e parë për projekte standard

Mbështetje financiare e Bashkimit Evropian nën Instrumentin për Asistencën e Para – anëtarësimit (IPA II): 946,097.80 EUR

Kohëzgjatja e projektit 24 muej

Partneriteti

Ministria e Financave dhe Ekonomise (Partneri udheheqes)– Shqipëria

Molise Drejt 2000 – Agjencia e Zhvillimit Lokal- Itali

ESCOOP – Kooperativa Sociale Evropiane – Itali

Komuna e Gravines në Pulia – Itali 

Bashkia Malësi e Madhe – Shqipëria 

Komuna e Tuzit– Mali i Zi

Partnerët e asociuar:

• ITRIA – Rrugët  aksesueshëm turistike ndër-kulturore dhe fetare- Itali

• Parku Kombëtar Alta Murgia – Itali

Qellimet e projektit

Projekti P.A.S.T.4Future – Promoting Accessible and Sustainable Tourism for Future synon promovimin dhe forcimin e ofertës turistike të aksesueshme dhe të qëndrueshme të zonës ndërkufitare të përfshirë në projekt (në rajone siç janë Pulia dhe Molise në Itali, Bashkia Malësi e Madhe në Shqipëri dhe Komuna e Tuzit në Mal të Zi) në nivelin Evropian dhe ndërkombëtar, përmes zbatimit dhe diversifikimit të produkteve turistike / shërbimeve drejtuar turistëve me nevoja të veçanta.

Aktivitet e projektit

  • Krijimi i një Organizate për Menaxhimin e Destinacionit Ndërkufitar (DMO) për Turizëm të Aksesueshëm dhe të Qëndrueshëm për të lejuar personat me nevoja të veçanta (p.sh. familje me fëmijë, me aftësi të kufizuara, qytetarë të moshuar, njerëz me kushte të veçanta mjekësore, njerëz me intoleranca ushqimore, njerëz me aftësi të kufizuara të përkohshme, etj.) të shijojnë pushimet e tyre në një mënyrë të sigurt dhe të rehatshme.
  • Themelimi i një Rrjeti ndërkufitar për turizëm të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm që përfshin partnerët e projektit dhe aktorët e tjerë publik dhe privat në qeverisjen e turizmit dhe industrinë turistike të secilës zonë të synuar.
  • Organizimi i punëtorive për anëtarët e rrjetit ndërkufitar dhe palët e tjera të interesuara të përqëndruara në qasjen e bazuar në treg  për turizmin të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm
  • Hartimi dhe implementimi i një Web Platformë dhe Aplikacioni për të ndihmuar turistët dhe veçanërisht ata me nevoja të veçanta, në identifikimin dhe lokalizimin e shërbimeve turistike dhe tërheqjeve të hartuara gjatë projektit.
  • Organizimi i turneve edukativë për palët e interesuara të turizmit aksesueshëm dhe të qëndrueshëm për të provuar itineraret turstike që do të planifikohen në projekt bazuar atraksione, shërbimet dhe lehtësirat aksesueshëm në hartë.
Exit mobile version