ADRIA Allianace-ALIANSA ndërkufitare ADRIAtik për promovimin e efikasitetit energjetik dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

Budxheti i projektit: 805.735,00 euro

Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj

Partnerët në projekt:

 1. Bashkësia e komunave „Greca Salentina” (partner udhëheqës) (IT) – partnerët shoqërues: FEDERESCO (IT)

 2. LAG Molise verso il 2000 (IT)

 3. ESCOOP Koperativa Sociale Evropiane (IT)

 4. Komuna Malësi e Madhe (AL)

 5. Komuna Tuz (ME)

Partner shoqërues: Ministria e ekonomisë së Malit të Zi – Drejtoria për efikasitetin energjetik

Qëllimet e projektit

 ADRIA_Alliance rregullon sfidat që përmban PA3, veçanërisht në qëllimin specifik 3.2.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është transmetimi i njohurive në mënyrë që partnerëve do t’u mundësohej planifikimi efikas strategjik dhe modeli i zgjeruar i menaxhimit për të gjitha territoret, i drejtuar në efikasitetin dhe sigurinë e qyteteve nga rreziqet që burojnë prej ndryshimeve klimaterike, duke përcjellur marrëveshjen CoM (Covenant of Mayors – marrëveshja në mes të kryetarëve të komunave)

Rezultatet e projektit

– Vendosja e modeleve të reja të punës të cilat do të kenë përfitim nga transmetimet e njohurive;

– Zhvillimin e ndërmarrjeve inovative të cilat do të kenë përfitim nga aktivitetet në ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimeve qëllimi i të cilave është të mundësojnë qasje të suksesshme dhe pozicionim në tregun energjive të rinovueshme (përmes aftësive të larta të fituara në intervenimet për efiçiencën e energjisë dhe prodhimin e energjisë nga BER “Burimet e energjisë së rinovueshme”);

– zbatimi i projekteve të vogla pilot për efikasitetin e ndërtesave publike partnere; (për komunën e Tuzit është blerja dhe instalimi i kaldajave të peletit në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” Tuz)

– inicimin e mikro rrjeteve lokale (rrjetet inteligjente), në ndërtesat publike, për shkëmbimin e energjisë dhe të dhënave.

Ndërhyrjet pilot do të shfrytëzojnë potencialin e tyre financiar dhe ekologjik, duke u bërë të mundur fillestarëve të testojnë dhe demonstrojnë aftësitë e tyre teknike dhe organizative duke kryer aksione të tilla pilot.

Në fund të projektit, partnerët do të rrisin vetëdijen e tyre për përdorimin përfundimtar të energjisë, matjen dhe monitorimin e rezultateve të arritura dhe do të përfitojnë nga zbatimi i planeve speciale të adaptimit që synojnë sigurimin e sigurisë në zonat urbane. Projekti do të miratojë qasjen SMART që do të jetë në gjendje të përfshijë qytetarët dhe t’u mundësojë ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla nga vende të ndryshme të komunikojnë me njëra-tjetrën për të krijuar sinergji, shkëmbime njohurish dhe mundësi për bashkëpunim reciprok: rezultate të tilla mund të merren vetëm përmes një projekti ndërkufitar.

Pakot e punës (WP)

WP 1 – Menaxhimi i projekteve: aktivitetet që ka të bëjnë me menaxhimin e shëndetshëm të zbatimit të projektit

WP 2 – Komunikimi i projektit: planifikimi strategjik i mjeteve të komunikimit dhe shpërndarja e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit

WP 3 – Energjia – Strategjia e ndryshimeve klimaterike dhe rritja e komunitetit: Zhvillimi i SECAP (Energjia e Qëndrueshme dhe Plani i Veprimit për Klimën i nënshkruar nga kryetarët e bashkive): Bashkimi me partnerët e SECAP dhe zhvillimi i proceseve lokale pjesëmarrëse për qytetarët dhe palët e interesuara ne qëllim të  ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrës  në temat e projektit.

WP 4 – Ndërtimi i kapaciteteve të sistemeve të administratës lokale në sektorin e energjisë: kurse trajnimi dhe për forcimin e kapaciteteve për ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet lokale për të inkurajuar rritjen socio-ekonomike bazuar në ekonominë e gjelbër, përmes aktivizimit eksperimental të “Konsorciumit të Komunitetit të Energjisë së Rinovueshme – CCRE”

WP 5 – Pilot projekti i veprimit demonstrues: Zbatimi i veprimeve demonstruese në lidhje me efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike dhe prodhimin e energjisë nga BER, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i publikut për dobinë e investimeve që kombinojnë kursimin e energjisë dhe prodhimin e energjisë nga BER.

Exit mobile version