Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Odat Ekonomike të Malit të Zi, organizon tryezën e parë të rrumbullakët për Ligjin për Shoqëritë Tregtare (LShT) 📘
E premte, 21.11.2025 në orën 12:00 🕛
Në aktivitet do të paraqiten elementet më të rëndësishme të LShT të ri, ngjashmëritë dhe dallimet me ligjin e mëparshëm, si dhe sfidat e mundshme në zbatimin e zgjidhjeve të reja. Pas prezantimit, do të ketë hapësirë për komente dhe pyetje nga komuniteti i biznesit. 💬
Ju lutemi të regjistroni pjesëmarrjen tuaj përmes LINK-ut deri më 20 nëntor 2025. 📝
Burimi: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1258076839692005&set=a.252206396945726
