📣 Lajm i madh për qytetarët tanë dhe përparimin e ekonomisë sonë!
📖 “Qeveria e Malit të Zi, me propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, miratoi sot dy programe kyçe që i kemi përgatitur me përkushtim dhe kujdes: Programin për Përmirësimin e Konkurrueshmërisë Ekonomike për vitin 2025, si dhe Programin për Zhvillimin dhe Promovimin e Zejtarisë për vitin 2025,” deklaroi zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministri i zhvillimit ekonomik, z. Nik Gjeloshaj.
🇲🇪🇪🇺 “Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është të krijojë një program mbështetës për ekonominë, i cili do të fokusohet në inkurajimin e zëvendësimit të importit, veçanërisht në industrinë ushqimore, me synim uljen e varësisë nga jashtë, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës,” theksoi Gjeloshaj.
✅📝 Për zbatimin e Programit për Përmirësimin e Konkurrueshmërisë Ekonomike për vitin 2025, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej 3️⃣.5️⃣0️⃣0️⃣.0️⃣0️⃣0️⃣ EUR 💶 që do të shpërndahen përmes tri linjave mbështetëse:
➡️ Linja për përmirësimin e kapaciteteve prodhuese në industrinë ushqimore;
➡️ Linja për mbështetjen e sipërmarrjes nga gratë;
➡️ Linja për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm shëndetësor.
📌 Qëllimi kryesor i Programit për Zhvillimin dhe Promovimin e Zejtarisë për vitin 2025 është nxitja e zhvillimit të zejtarëve malazezë përmes mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve/veglave/lëndëve të para për ushtrimin e veprimtarisë zejtare dhe legalizimin e veprimtarisë së tyre, duke përfshirë: forcimin e konkurrueshmërisë së zejtarëve ekzistues; rritjen e numrit të zejtarëve të regjistruar; mbështetjen për zejtarët fillestarë; inkurajimin e sipërmarrjes nga gratë dhe të rinjtë që merren me zejtari; dhe mbështetje për blerjen e lëndëve të para.
🤝 Buxheti i përgjithshëm për zbatimin e Programit për Zhvillimin dhe Promovimin e Zejtarisë për vitin 2025 është 3️⃣0️⃣0️⃣.0️⃣0️⃣0️⃣ EUR 💶
🙏 “Po ndërtojmë një Mal të Zi që mbështet prodhimin vendor, biznesmenët, sipërmarrësit, zejtarët, novatorët dhe punëtorët e zellshëm. Këto programe do të krijojnë mundësi, do të rrisin standardin e jetesës dhe do të sjellin stabilitet afatgjatë në ekonominë tonë,” përfundoi zëvendëskryeministri dhe ministri Gjeloshaj.