🎯 Totali prej 2.4 milionë euro për zhvillimin e inovacioneve
Fondi për Inovacion i Malit të Zi shpall gjashtë programe mbështetëse të dedikuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, startup-et, studiuesit, institucionet arsimore dhe aktorët e tjerë të ekosistemit të inovacionit. Programet kanë për qëllim forcimin e inovativitetit, nxitjen e aktiviteteve kërkimore-zhvillimore dhe promovimin e kulturës së inovacionit në Mal të Zi.
📌 Grante nga 2,000€ deri në 200,000€
📌 Mbështetje për të gjitha fazat e zhvillimit – nga ideja deri te komercializimi
Ditët e Informimit do të mbahen në qytetet e mëposhtme:
- Podgoricë (Parku Shkencor-Teknologjik, 30 prill në ora 10:00)
- Tivat (Qendra e Informacionit për Biznes, 5 maj në ora 11:00)
- Bijelo Polje (Komuna Bijelo Polje, 7 maj në ora 11:00)
- Nikshiq (Tehnopolis, 8 maj në ora 11:00)
- Bar (Shtëpia e Ullirit Bar, 9 maj në ora 11:00)
📅 Sesione informative online për të gjithë të interesuarit do të mbahen çdo të mërkurë duke filluar nga 14 maji përmes platformës Zoom.
🔗 Më shumë informacione mbi programet, thirrjet publike dhe mënyrën e aplikimit janë të disponueshme në faqen zyrtare:
👉 https://www.fondzainovacije.me
Së bashku ndërtojmë një ekosistem të fortë inovacioni.
Idetë shpërblehen!