📢 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave (Ministria), në përputhje me Agrobuxhetin për vitin 2025 („Gazeta Zyrtare e Malit të Zi“, nr. 34/25) dhe linjën buxhetore 2.1.9 – Mbështetje për blerjen e makinave bujqësore, pajisjeve dhe aparateve për prodhimin primar për vitin 2025, shpall Thirrje Publike për ndarjen e mbështetjes për këtë qëllim.
➡️ Kriteret dhe kushtet më të detajuara për përfitimin e mbështetjes përmes kësaj Thirrjeje Publike dhe formulari i aplikimit janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave: https://www.gov.me/mpsv.
🕰 Kohëzgjatja e Thirrjes Publike është nga data 16 prill 2025 deri më 23 prill 2025.
📝 Trajtimi dhe miratimi i kërkesave të pranuara do të bëhet gjatë kohëzgjatjes së Thirrjes Publike.
Vlera minimale e investimit është 500,00 euro, ndërsa vlera maksimale e investimit është 6.000,00 euro. Mbështetja do të jetë 50% e vlerës së investimit të pranueshëm.
📌 Nëse vlera e mbështetjes së kërkuar tejkalon fondet e parashikuara me buxhet, ministria do të rendisë kërkesat që plotësojnë kushtet e kësaj thirrjeje publike sipas kritereve të përcaktuara në thirrje.
💰 Mbështetja paguhet pas realizimit të investimit dhe pas kontrollit administrativ dhe në terren.
☎️ Informacione lidhur me Thirrjen Publike mund të merren përmes telefonit: 020/672-006.
Linku për shkarkimin e dokumenteve: https://www.gov.me/dokumenta/e3f4c27c-f31c-4f5f-a3d8-08c5f271b6e3