Qeveria miratoi sot Projektligjin për Fondin e Garancisë Kreditore të Malit të Zi.
👉 Me miratimin e këtij ligji do të krijohen parakushtet ligjore për themelimin dhe fillimin e punës së Fondit të Garancisë Kreditore të Malit të Zi, një institucion i pavarur që synon të përmirësojë qasjen në financim kryesisht për sipërmarrësit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, gratë pronare biznesesh, si dhe individët që ushtrojnë veprimtari ekonomike.
✅ “Qëllimi kryesor është që përmes aktiviteteve të Fondit të nxitet dhe përshpejtohet zhvillimi ekonomik i Malit të Zi, të rritet aktiviteti ekonomik lokal duke mbështetur financimin e atyre subjekteve ekonomike që aktualisht kanë qasje të kufizuar ose të vështirësuar në kredi,” theksoi zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministri i zhvillimit ekonomik, z. Nik Gjeloshaj, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.
🙏 Shërbimet e Fondit të Garancisë Kreditore dhe rritja e aktivitetit afarist që do të nxisin drejtpërdrejt do të çojnë në hapjen e mijëra vendeve të reja pune, rritje të qarkullimit dhe fitimeve, produkteve dhe shërbimeve të reja me vlerë të shtuar dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës.
🤝 “Në themelimin e Fondit të Garancisë Kreditore të Malit të Zi, rol të veçantë ka pasur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila na ka ofruar mbështetje teknike për krijimin e një Fondi të tillë,” tha Gjeloshaj. 🇲🇪🇪🇺
🔗 Më shumë informacione: https://www.instagram.com/p/DH_gzoBoB_o/?img_index=1&igsh=NG41bWVweGtzMmIw
