Oda e Tregtisë së Malit të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, organizon pjesëmarrjen e sipërmarrësve malazezë në Panairin e Bujqësisë Agro Belgrade 2025, i cili do të mbahet në Beograd, Serbi, në periudhën nga 30 janari deri më 1 shkurt 2025.
Agro Belgrade (www.agrobelgrade.com) është vendtakim për mbi 500 furnitorë nga Serbia dhe Evropa Juglindore, duke përfshirë prodhues të frutave, perimeve dhe rrushit të freskët, të ngrirë dhe të përpunuar, prodhues të makinerive dhe pajisjeve bujqësore, fidanishte, prodhues të farave, plehrave dhe pesticideve, si dhe kompani të tjera që operojnë në sektorin përkatës.
Gjatë panairit do të mbahet një konferencë treditore mbi tendencat aktuale dhe të ardhshme në tregjet globale dhe do të ofrohen informacione mbi inovacionet më të fundit teknologjike në industrinë ushqimore.
Agro Belgrade është ngjarja kryesore për qasjen në treg, që ju lidh me prodhuesit më të rëndësishëm të frutave, perimeve dhe ushqimeve nga Serbia dhe Evropa Juglindore. Në kuadër të organizimit të Panairit janë planifikuar takime B2B më 31 janar 2025 në galerinë e Sallës 1 të Panairit të Beogradit.
Organizatorët e pjesëmarrjes malazeze do të mbulojnë shpenzimet e qirasë dhe pajisjes së stendës, duke siguruar kështu hapësirë për ekspozimin e materialeve promovuese dhe mostrave që do të mundësojnë kompanive pjesëmarrëse të prezantohen para pjesëmarrësve dhe vizitorëve të tjerë të Panairit.
Ju ftojmë të na bashkoheni, sipas interesit tuaj të biznesit, si ekspozues të mundshëm në Beograd dhe në këtë kuadër të regjistroni pjesëmarrjen tuaj në këtë LINK më së voni deri të premten, më 17 janar 2025.
Gjithashtu, informacione mbi takimet B2B mund të gjenden në këtë link.
https://komora.me/announcement/sajam-poljoprivrede-agro-belgrade-2025
https://www.facebook.com/100079634861584/posts/584960837501740/?rdid=7W5QQDOCTN7mh8ty#