Oda Ekonomike e Malit të Zi planifikon të organizojë vizita në panaire ndërkombëtare jashtë vendit, me qëllim të rritjes së nivelit të ndërkombëtarizimit të kompanive malazeze.
Mundësi të shumta për rrjetëzim, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, krijimin e partneriteteve të reja dhe njohjen e tregjeve të reja, si dhe njohjen me trendet e fundit të zhvillimit teknologjik në të gjitha fushat e industrisë, janë vetëm një pjesë e ofertës së këtyre aktiviteteve.
Me qëllim realizimin cilësor të kësaj, po zhvillojmë këtë anketë dhe ofrojmë vizita në manifestime ndërkombëtare referuese që do të mbahen në vitin 2025. Janë planifikuar gjithashtu pjesëmarrje me stenda të rezervuara në disa panaire, për të cilat do t’ju informojmë me kohë.
Anketa do të na ndihmojë të identifikojmë ngjarjet kyçe që i konsideroni të rëndësishme për biznesin tuaj, të cilat do të bëhen pjesë përbërëse e Programit të Punës të Odës Ekonomike të Malit të Zi për vitin e ardhshëm.
Ju lutemi të dërgoni përgjigjet tuaja duke u regjistruar në LINK, më së voni deri më 15 tetor 2024.
ANKETA – Posjete sajamskim manifestacijama u 2025. godini – Privredna komora Crne Gore