Me projektin Young Energy Europe 3.0, Dhoma e Tregtisë Gjermano-Serbe, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Malit të Zi, nis ciklin e trajnimeve falas për Malin e Zi për skautët e energjisë. Trajnimi do t’u mundësojë profesionistëve të identifikojnë dhe shfrytëzojnë potencialet për kursimin e energjisë, si dhe të optimizojnë burimet në kompanitë e tyre. Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth projektit, mënyrës së aplikimit dhe pjesëmarrjes në trajnimet, ju ftojmë të na bashkoheni të hënën, më 16 shtator, në orën 09:30 në Dhomën e Tregtisë së Malit të Zi.
Përmes pjesëmarrjes në trajnimet, do të keni mundësinë të mësoni më shumë rreth temave: mbrojtja e klimës, efikasiteti energjetik, burimet e rinovueshme të energjisë, efikasiteti i burimeve / riciklimi dhe e-mobiliteti dhe të fitoni njohuri që më vonë do të mund t’i aplikoni në kompanitë tuaja. Të gjithë skautët e energjisë marrin certifikatë pjesëmarrjeje nga Dhoma e Tregtisë Gjermano-Serbe.
Projekti financohet nga Nisma Evropiane për Klimën (EUKI) e Ministrisë Federale për Ekonominë dhe Mbrojtjen e Klimës të Gjermanisë (BMWK) dhe zbatohet në bashkëpunim me dhomat e tregtisë së jashtme gjermane në vendet partnere, ndërsa në Mal të Zi me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë.
Ju lutemi të regjistroni pjesëmarrjen tuaj përmes LINK-ut, jo më vonë se të premten, 13 shtator.