Komuna e Tuzit ndodhet në juglindje të Malit të Zi dhe përfshin një territor me sipërfaqe prej 2468 km², që përbën 179% të sipërfaqes totale të Malit të Zi. Sipas Ligjit për Organizimin Territorial, komuna e Tuzit, me selinë e saj në Tuz, përfshin vendbanimin me karakter qytetar të Tuzit dhe vendbanimet: Arza, Barlaj, Vuksanlekaj, Gornja Selišta, Gornji Milješ, Gurec, Zatrijebač, Poprat, Rudine, Budza, Benkaj, Delaj, Mužečka, Nikmaraš, Stjepovo, Koće, Dinoša, Donja Selišta, Donji Milješ, Drume, Krševo, Lovke, Passhkala, Pikalja, Prifta, Pothum, Skorać, Spinja, Traboin, Nabom, Helmica, Šipčanik, Vranj, Vladne, Drešaj, Dušiće, Koderbudan, Omerbožovići, Sukuruć, Cijevna, Karabuško polje dhe Kuće Rakića, si dhe vendbanime të tjera të përcaktuara me një vendim të veçantë të komunës.
Komuna e Tuzit ka një pozicion të shkëlqyer gjeostrategjik, gjeopolitik dhe ekonomik: është rreth 40 km larg nga Deti Adriatik, ndërsa pika kufitare me Republikën e Shqipërisë, Božaj, ndodhet në territorin e saj, vetëm 14 km larg nga Tuzi. Komuna e Tuzit kufizohet me Liqenin e Shkodrës në anën jugore; në anën perëndimore dhe veriore kufizohet me Qytetin Kryesor të Podgoricës, dhe në anën lindore kufizohet me Republikën e Shqipërisë.
Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2023, numri i banorëve në komunën e Tuzit është 13,142.
Komuna e Tuzit është një vend me kulturë dhe traditë të pasur.
Një nga ngjarjet më tradicionale në komunën e Tuzit është manifestimi “Karnevali Koret”, të cilin e organizon dhe realizon çdo vit shoqata me të njëjtin emër – OJQ Karnevali Koret.