Të nderuar qytetarë, të gjitha kërkesat që lidhen kryesisht me procesin e marrjes së lejeve të ndërtimit trajtohen në sportelin unik të Komunës. Këtu dorëzohen kërkesat dhe qytetarët mund të informohen, të plotësojnë dhe të dorëzojnë kërkesën e tyre pa pasur nevojë të vizitojnë departamente të veçanta komunale.