Projekti ProLIGHTmed

“Zgjidhje progresive në optimizimin më të gjelbër të ndriçimit publik në zonën EURO-MED”

Komuna e Tuzit  është Partner Udhëheqës në projektin ProLIGHTmed, me emërtimin “Zgjidhje progresive në optimizimin më të gjelbër të ndriçimit publik në zonën EURO-MED”.

Projekti, i financuar nga Programi Interreg Euro-MED 2021-2027, në kuadër të prioritetit të programit “Greener MED”, i kushtohet avancimit të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike duke optimizuar dhe lehtësuar zgjidhjet e efikasitetit të energjisë për ndriçimin publik në zonën EURO-MED, në mënyrë që të nxisë hapësira jetese më të gjelbra.

ProLIGHTmed udhëhiqet nga Komuna e Tuzit (Mali i Zi) dhe përfshin 7 partnerë nga vende të ndryshme:

– Agjencia e Energjisë dhe Mjedisit në Arabida (Portugali)

– Unioni i Autoriteteve Lokale Bullgare të Detit të Zi (Bullgari)

– Bashkia Lezhë (Shqipëri)

– Komuna e Pegejës (Qipro)

– Qyteti i Kashtellës (Kroaci)

– Grupi Kombëtar Teknologjik i Energjisë (Itali)

– Universiteti Teknik i Kretës Universiteti Teknik i Kretës (Greqi)

Për më tepër, projekti përfshin 7 organizata të tjera të lidhura:

– ShPK Komunale, Tuz (Mali i Zi)

– Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit (Eko-fond) (Mali i Zi)

– Qyteti Setubal (Portugali)

– ShPK Banka Kooperative e Kardites (Greqi)

– Shërbimet e Energjisë, Greenesco (Greqi)

– Bashkia Rethymnon (Greqi)

– LEZHA INVEST (Shqipëri)

Projekti thekson një qasje gjithëpërfshirëse që integron aspektet teknike, socio-ekonomike dhe mjedisore në planifikimin dhe zbatimin e strategjive lokale të energjisë, në perspektivën e kontributit në reduktimin e emetimeve të CO2 në ndriçimin publik në të gjithë rajonin Euro-MED. Prandaj, rezultatet e pritura të projektit janë:

  • Rritja e efikasitetit energjetik dhe reduktimi i emetimeve të CO2 në ndriçimin publik, falë një strategjie të zhvilluar bashkërisht dhe mjeteve të zbatimit;
  • Një metodologji për financimin e këtyre optimizimeve, e cila përfshin angazhimin me sektorin bankar dhe vendosjen e skemave të subvencionimit për investimet në ndriçimin publik;
  • Shkallëzimi i zgjidhjeve bazuar në aktivitetet e testuara dhe zbatimi i një fushate transferimi njohurish që synon optimizimin e ndriçimit publik në të gjithë rajonin.

Aktivitetet e projektit ProLIGHTmed kanë filluar më 1 janar 2024 dhe do të përfundojnë më 30 shtator 2026, për një kohëzgjatje totale të projektit prej 33 muajsh.

Buxheti i projektit: 2.949.785,00 € (Fondet Interreg: 2.359.828,00 €)

Uebfaqja zyrtare e projektit ProLIGHTmed: https://prolightmed.interreg-euro-med.eu

Faqja e Facebook-ut të ProLIGHTmed: ProLIGHTmed Interreg Project

Faqja e Instagramit të ProLIGHTmed: ProLIGHTmed Interreg Project

Kanali i ProLIGHTmed në Youtube: ProLIGHTmed Interreg Project

Exit mobile version