Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, në përputhje me Buxhetin Agrare për vitin 2025 dhe masën 2.1.3 – Mbështetje për Investime në Prodhimin Parësor Bimor, shpall Thirrjen Publike për mbështetje për Komponentin V – bimë mjekësore dhe aromatike për vitin 2025.
📝 Kriteret dhe kushtet më të detajuara për përfitimin e të drejtës për mbështetje përmes kësaj Thirrjeje Publike dhe formulari i aplikimit janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave: https://www.gov.me/mpsv.
🕰 Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e mbështetjes për themelimin e plantacioneve të reja dhe pajisjen e atyre ekzistuese të bimëve mjekësore dhe aromatike është nga 16 prilli deri më 31 tetor 2025. Investimi duhet të fillojë dhe realizohet gjatë vitit 2025, ndërsa për blerjen e materialit mbjellës pranohen edhe investimet e nisura nga data 01 nëntor 2024. Investimi maksimalisht i pranueshëm është 10.000€, me mbështetje buxhetore deri në 60% të vlerës së investimit të pranueshëm, përkatësisht deri në 6.000€. Përveç mbështetjes prej 60%, jepet edhe 10% shtesë – gjithsej deri në 70% për prodhuesit bujqësorë të regjistruar në Regjistrin e Subjekteve të Prodhimit Organik për fushën e prodhimit për të cilën bëhet kërkesa për mbështetje, deri më 31 dhjetor 2024.
✅️ 10% mbështetje shtesë përfitojnë gratë që janë bartëse të fermave bujqësore.
☎️ Për më shumë informacione në lidhje me Thirrjen Publike mund të kontaktoni në numrin: 020/672-006.
Lidhja për shkarkimin e dokumenteve: https://www.gov.me/…/javni-poziv-za-dodjelu-podrske…